Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Dubai, kur automjeti Ferrari California në shpejtësi prej 100 km/h e ka goditur pjesën e pasme të një autobusi.
Përkundër dëmtimit të madh të veturës, vozitësi 20-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht.
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 50 udhëtarë, ndërsa asnjëri nga ata nuk është lënduar.
Vozitësi i Ferrarit ka pësuar lëndime të lehta dhe është e pabesueshme si i ka mbijetuar këtij aksidenti.
Kjo është një dëshmi se automjetet bashkëkohore janë shumë më të sigurta se paraardhësit e tyre. /Telegrafi/