Site icon Telegrafi

Vozitësi humb pantallonat

Përfaqësuesi për media në zyrën e sherifit të qarkut në Cecil në Maryland ka thënë se 41-vjeçari Jonathan Schultz në trup kishte këmishë, derisa nën krahë mbante një peshqir, pasi që siç kishte thënë ai, i kishte humbur pantallonat.

Togeri policor Bernard Chiminto ka thënë se Schultz është ndaluar të shtunën jo larg qytetit Rising Sun dhe se ishte duke vozitur 111 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë.

Chiminto ka thënë se polici i cili e kishte ndaluar e kishte ndier erën e alkoolit dhe e kishte vërejtur se vozitësi ishte gjysmë i zhveshur. Schultz i kishte thënë policit se i kishte humbur pantallonat, derisa polici nuk i kishte gjetur në automjet edhe pse i kishte kërkuar.

Exit mobile version