Policia katalonase ka konfirmuar sot se vozitësi i furgonit, i cili në qendër të Barcelonës hyri në mesin e njerëzve, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, ishte nj[ri nga pesë terroristët, të cilët u vranë nga policia në qytetin bregdetar Cambrils.
Pas sulmit në Barcelona, sulmi terrorist ndodhi edhe në Cambrils, ku automobili hyri në mesin e këmbësorëve, duke mbytur një person dhe duke lënduar shtatë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe një polic.