Telegrafi

Vozitësi feston ditëlindjen me një tortë të çuditshme (Video)

Jack Brennan nga Britania e Madhe e ka festuar ditëlindjen me tortën ku shfaqet një aksident trafiku.

Adoleshenti 19-vjeçar, ka kërkuar këtë ilustrim të pazakontë mbi tortë, pasi ia kanë ndaluar vozitjen, sepse ishte zënë duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe pa drita të ndezura, transmeton Telegrafi.

Torta me ilustrimin si aksident trafiku

“Mund të them se kam shokë të mrekullueshëm, që më ndihmuan ta lë të kaluarën pas dhe do të vazhdoj përpara me mësime nga gabimet. Përpara dhe krenar” ka shkruar Brennan lidhur me rastin.

Në anën tjetër, torta ku shihen makinat e rrotulluara, është komentuar negativisht dhe si veprim që mund të përdoret nga drejtësia kundër tij.

“Kjo është arsyetim dhe papërgjegjësi ndaj ngjarjes së rëndë. E papranueshme dhe ofenduese për ata që e kanë përjetuar”, është njëri nga komentet. /Telegrafi/