Vozitësi i automjetit dhe bashkëudhëtarja e tij këtë mëngjes janë dërguar në klinikat e Shkupit me lëndime të rënda trupore, pasi me makinë kanë dalur nga korsia në autostradën Tetovë-Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të SPB Tetove, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në afërsi të vendit mbikalimit “Demi”.
Vetura e tipit “BMW” të cilën e ka vozitur i aksidentuari me iniciale J.P (25) nga Grçeca e Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga akset rrugore, duke u rrokullisur disa herë nëpër rrugë. Në aksident lëndime të rënda ka marrë edhe bashkëudhëtarja e tij me iniciale K.P (29) nga Berova.
Të dy së pari janë dërguar në departamentin urgjent në spitalin e Gostivarit, dhe më pas si raste urgjente janë dërguar në klinikat e Shkupit.
Hetimin në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi SPB Tetovë, pas urdhërit të prokurorit publik. Arsyeja e aksidentit ka qenë shpejtësia e papërshtatur, ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë mbi 300 mijë euro./Telegrafi/