Telegrafi

Vozitë veturën e përplasur dhe të dëmtuar rëndë (Video)

Në Pakistan është filmuar momenti, kur një veturë e dëmtuar rëndë nga përplasja vazhdon të lëvizë nëpër rrugë.

Megjithëse në gjendje shumë të keqe, dhe me një rrotë pa gomë, Toyota me ngjyrë gri nuk ndalon, transmeton Telegrafi.

Njerëzit e shikojnë me habi makinën në gjendje të mjerueshme, që vazhdon të lëvizë nëpër trafik.

“Kjo tregon se veturat e prodhuara në Japoni janë aq të forta, sa që voziten edhe gjysmë të vdekura” është një koment lidhur më rastin. /Telegrafi/