Site icon Telegrafi

Vozit veturën në tunelin e trenit

Max Kirsch, 29-vjeçar, do të përballet me akuza për vozitje në gjendje të dehur, pasi e kishte futur veturën e tij Opel Corsa në tunelin e trenit në Bochum.

Policia dhe zjarrfikësit duhej të bashkoheshin në mes të natës për të ndaluar trenin dhe për të ndihmuar veturën të dalë nga tuneli.

Ngasësi kishte ndërruar drejtimin në të majtë duke u futur në tunel pasi kishte parë një rrugë ku punohej dhe nuk kishte kuptuar se ku ishte futur. Ai i kishte thënë policisë se vetëm ishte përpjekur të arrijë në qendër të qytetit, pasi kishte parë filmin e fundit “Harry Potter”.

Exit mobile version