Site icon Telegrafi

Vozit më shpejt se 245 kilometra në orë në autostradë

Vozitësi 44 vjeçar është me prejardhje nga Belgjika, derisa ishte nisur nga Zvicra për në Luksemburg. Për këtë shpejtësi ai është dashur të paguajë dënimin prej 750 eurosh, derisa i është konfiskuar automjeti me vlerë rreth 200.000 euro.

Shpejtësia maksimale e Ferrarit të tij është 320 kilometra në orë. Kundërvajtësi, të cilit i është suspenduar leja e vozitjes, së shpejti do të duhet të përgjigjet para gjyqit për veprimin e tij.

Exit mobile version