Site icon Telegrafi

Vozit mbi 200 km/h për t’i fjetur fëmija

Një nënë të re e ka zënë patrulla e policisë së trafikut në autostradën Lubuskie Województwo në perëndim të Polonisë, e bindur se po ndiqte ndonjë kriminel apo njeri të dehur pasi që vozitësja në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 kilometra në orë po voziste me 209 kilometra në orë, njoftojnë mediat polake.

Kur policia e ka arritur dhe ndalur automjetin, ka parë se në timon gjendej një grua e re, e në ulësen e pasme po qante fëmija i saj i moshës njëvjeçare.

"Fëmija filloi të qajë prandaj u nxitova për ta qetësuar”, u ka sqaruar nëna e re policëve të cilët e kanë dënuar me 110 euro për shkelje të rregullave të trafikut.

Exit mobile version