Silvio Diego e ka filmuar një shofer të paemëruar, teksa voziste shkujdesur nëpër Londër, ndërsa shfrytëzonte tre telefona.
Çiklisti kishte parë veturën që lëvizte në mënyrë jo të duhur, derisa ka kaluar në linjën e destinuar vetëm për autobusë, transmeton Telegrafi.
Pasi i është afruar te dritarja, burri që ishte në timon e ka hapur dritaren dhe i ka kërkuar të largohet, në atë moment kamera e vendosur në helmetë, i ka xhiruar pajisjet që ai po i përdorte.
“Kishte nga një telefon në secilën dorë, kurse në tjetrën që e mbante në prehër i kishte lidhur dëgjueset dhe dëgjonte muzikë”, ka thënë Diego.
Policia është duke e hetuar rastin, por ende nuk ka rënë në gjurmë të këtij shoferi, që me veprimin e tij ka rrezikuar të shkaktojë aksident. /Telegrafi/