Ish-portierja e kombëtares amerikane në futboll, Hope Solo u arrestua teksa ngiste në gjendje të dehur, me dy fëmijët e saj në makinë. Përveç kësaj, ajo ka bërë rezistencë ndaj arrestimit.
Portierja, kampionia e botës në vitin 2015, thuhet se ishte në timon në gjendje, e kishte të turbullt mendjen prej më shumë se një ore, ndaj kishte ndaluar diku me makinën të ndezur. Ndërkohë, djemtë e saj binjakë ishin ulur në sediljen e pasme.
Ajo që ishte portierja më i mirë në botë, që fitoi dy medalje të arta olimpike me ekipin amerikan, mbrohet përmes një postimi në Instagram, duke tentuar ta sqarojë situatën.
“Familja jonë është e fortë dhe e rrethuar nga dashuria. Fëmijët tanë janë të fortë, inteligjentë, të lumtur dhe dinamikë. Ne jemi aty çdo ditë për t’iu siguruar atyre jetën më të mirë të mundshme”.
Ish-kampionia olimpike tha se do të jetë në gjendje të tregojë më shumë rreth rrethanave të arrestimit të saj “në kohën e duhur”: “Ndërkohë, fëmijët tanë po shijojnë diellin e NC, duke ngrënë kokoshka dhe duke luajtur në pronën tonë.
“Jeta mund të jetë e vështirë, por këto janë me të vërtetë momentet që kanë rëndësi. Ndihem e bekuar që kam këtë lloj dashurie në jetën time”, përfundon shkrimi i saj. /Telegrafi/