Policia e Shqipërisë njofton se ka arrestuar një shtetas të Kosovës pasi i njëjti është kapur duke drejtuar kamionin në gjendje të dehur.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Bushat të enjten më 20 shtator, përcjell Telegrafi.
Neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë thotë:
Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara ne gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 20.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.T., vjeç 34, banues në Kosovë, pasi në rrugën Shkodër-Bushat, në fshatin Berdicë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin kamion tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal./Telegrafi/