Telegrafi

Voziste me afro 100 kilometra në orë në trafik të ngjeshur, gjeti kohë edhe t’i lyente qepallat (Foto)

Kalimtarët e rastit në një rrugë në Wessex të Anglisë, mbetën të hutuar nga një shofere, e cila po lyente qepallat teksa voziste me afro 100 kilometra në orë. Për më keq, ajo kishte prapa edhe një fëmijë të vogël.

Me t’i parë imazhet, forcat e rendit po bëjnë përpjekje ta identifikojnë gruan, e cila po voziste një makinë Honda, transmeton Telegrafi.

“Trafiku ka qenë i ngjeshur, ndërsa ajo voziste me shpejtësi ta lartë. Ajo ka shfrytëzuar pasqyrat në panelet që palosen, për ta aplikuar grimin”, thuhet në raportin e policisë.

Shoferja duke aplikuar grimin gjatë vozitjes

Por që se shpallet fajtore, asaj mund t’i ndalohet patenta deri në 12 muaj, megjithëse nuk raportohet të ketë shkaktuar ndonjë aksident. /Telegrafi/