Telegrafi

Vozisnin me shpejtësi motoçikletat dhe bënin selfie, të rinjtë nga India përplasen me një lopë (Video)

Ky është momenti i pazakontë kur një grup të rinjsh që po lëviznin me shpejtësi të madhe dhe po bënin selfie, përplasen befasisht me një lopë që ishte në rrugë.

Videoja është filmuar në Tamil Nadu në pjesën jugore të Indisë, ku grupi i të motoçiklistëve derisa po udhëtonin nuk ishin edhe aq të koncentruar në rrugë – pasi ishin shumë të “zënë” duke bërë selfie – megjithatë ky veprim për pak sa nuk u kushtoi me jetë, transmeton Telegrafi.

Ata nuk e kishin vërejtur lopën në rrugë dhe në një moment përplasen me të, duke bërë që të gjithë të rrëzohen në tokë kurse videoja përfundon me momentin e përplasjes.

Mediat lokale raportojnë se të gjithë të rinjtë kanë shpëtuar vetëm më lëndime të lehta trupore, kurse “fenomeni” i lopëve nëpër rrugë në Indi nuk është diçka e pazakontë. /Telegrafi/