Telegrafi

“Vox Nightlife” shënon tre vjetorin me një mbrëmje fantastike

“Vox Nightlife” është pa dyshim një prej vendeve më të parapëlqyer nga të rinjtë e Vushtrisë për të kaluar një natë të paharruar.

Më 25 maj bëhen plot tri vite nga hapja e këtij lokali, i cili u shndërrua në ambientin më argëtues për të rinjtë në këtë qytet.

“Vox” ka organizuar një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së tretë, me plot të ftuar specialë.

“3 vite me ju” quhet mbrëmja, për të cilën tashmë ka filluar shpërndarja e ftesave gjithandej.

Telegrafi Events është sponsor medial i ngjarjes në fjalë.

Për të gjithë ata që duan të kalojnë një natë ndryshe dhe plot argëtim, “Vox Nightlife” ju pret…