Votuesit zviceranë duket se do të miratojnë me një diferencë të qartë të ashtuquajturin ‘ligji COVID-19’ në një referendum të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, legjislacioni i propozuar përfshin një paketë të rimëkëmbjes nga pandemia dhe aplikimin e një certifikate të diskutueshme COVID.
Një projeksion nga agjencia e sondazheve gfs.bern për transmetuesin publik SRF pas përfundimit të votimit tregoi se për masën, e cila tashmë është në fuqi, ka marrë mbështetjen e 63% të votave.
Ashtu si në shumë vende të tjera në Evropë, kjo leje shëndetësore lejon vetëm personat që janë vaksinuar, shëruar ose kanë rezultuar negativ të marrin pjesë në ngjarje dhe tubime publike.
Votimi vjen pasi Zvicra – si shumë vende të tjera në Evropë – përballet me një rritje të madhe të rasteve të coronavirusit.
Qeveria federale zvicerane, ndryshe nga të tjerët, nuk është përgjigjur me kufizime të reja.
Dhe analistët thonë se nuk dëshironte të ngjallte më shumë kundërshtime ndaj politikave të saj anti-COVID-19 përpara se të përballen me testin e së dielës në kutinë e votimit.
Sidoqoftë, nëse zviceranët japin një mbështetje, qeveria mund të rrisë përpjekjet e saj kundër COVID-19. /Telegrafi/