Site icon Telegrafi

Votuesit e Trump tani mund të blejnë ora me nënshkrimin e tij për 90 mijë euro

Donald Trump ka siguruar ‘mall’ të ri për votuesit e tij – ora 90 mijë euroshe me emrin dhe nënshkrimin e tij mbi to.

Në gettrumpëatches.com, mund të gjeni ‘Trump Victory Tourbillon’, një orë ari me detaje unike.

“Janë vetëm 147 copë, pasi të shiten nuk do të ketë më”, u vu re.

Trump ka edhe një orë të tillë dhe së bashku me orën, klientët do të marrin edhe një letër të personalizuar nga Trump.

Opsione shumë më të lira të quajtura ‘Fight Fight Fight’ janë gjithashtu të disponueshme – versioni ‘Onyx Gold’ për 800 euro dhe ‘Red Silver’ dhe ‘Silver Gold’ për 500 euro.

“Orët Trump nuk janë projektuar, prodhuar, shpërndarë ose shitur nga Donald J. Trump, Organizata Trump ose ndonjë prej filialeve ose drejtuesve të tyre. TheBestËatchesonEarth LLC përdor emrin dhe ngjashmërinë Trump sipas një marrëveshjeje licence me pagesë që mund të përfundojë ose të revokohet në në përputhje me kushtet e tij, orët e Trump janë të destinuara si artikuj koleksionistësh për kënaqësi individuale, jo për qëllime investimi”, thuhet në një paralajmërim për blerësit në faqe.

“Këto ora nuk janë politike dhe nuk kanë të bëjnë fare me një fushatë politike”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version