Të dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme në Drenas dhe përkundër se koha e fushatës zgjedhore ka qenë shumë e shkurtër ajo është zhvilluar me intensitet të lartë.
Madje ka pasur edhe premtime me shifra qindra milionëshe.
Derisa të gjithë kandidatët kanë bërë thirrje për t’u votuar vizioni i tyre, një tjetër thirrje interesante për votim u është bërë drenicasëve nga dikush që ka dashur të mbes anonim.
“Voto kan t’çohet”, është thirrja jo e zakonshme e shkruar në një letër të vendosur pranë një qendre votimi në Drenas, njofton Klan Kosova.