Telegrafi

Votues nga Pusteci mbeten edhe më tej në Listën Zgjedhore

Një pjesë e votuesve të kontestuar nga Pusteci edhe më tej janë në  Listën Zgjedhore. Kontrolli elektronik i listës i cili nga sot është vendosur në inspektim publik tregon se në Listën Zgjedhore edhe më tej janë të pranishëm banorë të Pustecit. I atillë është rasti me 17 gra dhe burra të cilët jetojnë në të njëjtën adresë, rruga “29 nëntori” nr. 116 në Resnjë që edhe më tej janë në Listën zgjedhore.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se ata nuk mund “me duar të tyre” t’i fshijnë këto banorë. “Procedura është si vijon – qytetarët vet duhet të shkojnë në MPB dhe të kërkojnë ndryshim të adresës së banimit dhe më pastaj ta shtojnë tek ne, më pastaj ta fshijmë. Ne nuk mundemi vet t’i fshijmë”, sqaron zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska duke shtuar se Listën Zgjedhore, KSHZ-ja e jep në bazë të të dhënave të MPB-së dhe gjykatat themelore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të viti 2016, nga Lista Zgjedhore ishin fshirë numër i madh nga votuesit e Pustecit që kishin adresa në Komunën Qendër, ndërsa tani në Listën Zgjedhore nuk i ka 66 banorët e Pustecit që ishin të regjistruar në të njëjtën banesë në rrugën “Maksim Gorki”. Por edhe atëherë ishin fshirë të gjithë votuesit nga Pusteci që fituan letra të njoftimit në Resnjë – nga KSHZ-ja thanë se është e mundur që këto persona në ndërkohë të kenë siguruar lista pronësore dhe marr kushtin ligjor të vendosen në listën zgjedhore të votuesve, ndërsa se si kanë arritur të sigurojnë listat pronësore duhet të vërtetojë Prokuroria.

Disa nga këto banorë fituan letër njoftimi para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Në Listën Zgjedhore që sot është vendosur në inspektim publik për referendumin e caktuar në vjeshtë, janë regjistruar 1.805.700 banorë dhe do të zgjas deri më 23 gusht. Inspektimi bëhet në zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të KSHZ-së. Qytetarët gjatë kontrollimit duhet të identifikohen me letër njoftimi apo pasaportë./Telegrafi/