Site icon Telegrafi

‘Votuam për LSDM-në, tani askush nuk na pastron rrugët nga dëbora’

Banorët e Studeniçanit, Koliçanit dhe Kitkës janë shkëputur nga qyteti. Reshjet e reja të borës i ka bllokuar rrugët kryesore dhe rrugët në këto zona, kështu rëfejnë banorët e zonave të bllokuara nga bora, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Plusinfo.

Qytetarët thonë se askush nuk interesohet për atë se çfarë është duke ndodhur në këto zona.

‘Të tre vendet janë të bllokuara, askush nuk ka dalë të na ndihmojë. Kemi problemi dhe nuk e dimë se ku të kërkojmë ndihmë, kujt t’i adresohemi. Ka edhe njerëz të sëmurë. Bora ka rënë me të madhe gjatë natës. Askush nuk interesohet për ne me gjasë se kemi votuar për LSDM prandaj kështu duan të na dënojnë’, thotë një qytetar. /Telegrafi/

Exit mobile version