Telegrafi

Votoni për ekipin nga Kosova në garën botërore të Red Bull (Video)

Tre studentë nga Kosova që momentalisht studiojnë në Tiranë janë në garë për të fituar dhe për të marrë pjesë në një eksperiencë jetësore të organizuar nga Red Bull.

Në këtë garë do të fitojnë 165 ekipe studentësh nga e gjithë bota, dhe ky është një shans i mirë që këta të rinj nga Kosova të integrohen në shoqërinë globale.

Kjo garë i dërgon të gjitha ekipet në një vend të panjohur më parë nga ata në Evropë, për të qëndruar aty pa para dhe pa ndonjë mjet komunikimi – me vetëm 24 kanaçe Red Bull.

Të gjitha ekipet për një javë duhet të mbijetojnë duke përdorur si mjet valute kanaçet e Red Bull dhe të përshkojnë të gjitha vendet e Evropës për një javë duke gjetur vetë mundësitë dhe duke përdorur vetëm Red Bull.

Ekipi nga Kosova ka emrin “The Gipsers” dhe e vetmja mënyrë që ata ta fitojnë këtë garë është duke i votuar deri më 25 shkurt përmes linkut këtu.

Vota juaj shkon në favor të këtyre studentëve nga Kosova, të cilët po pretendojnë të përjetojnë një eksperiencë me studentë të tjerë nga bota në Evropë. Ata kanë krijuar një video interesante për këtë garë, të cilën do ta gjeni më poshtë.

Voto këtu:  https://www.redbullcanyoumakeit.com/en/applications/6539/

RedBull can you make it 2016 – THE GIPSERS from Leart Rama on Vimeo.