Telegrafi

Votoni për Camilan në Miss Universe

Nga sot (23 janar) mund të votoni për përfaqësuesen e Kosovës në “Miss Universe”, Camila Barraza.

Ngjarja e madhe e modës pritet të mbahet më 30 janar në Filipine. Argjentinasja që përfaqëson vendin tonë është duke bërë përgatitjet e fundit që të jetë sa më e kualifikuar për natën finale dhe të përfaqësojë denjësisht Kosovën në këtë spektakël.

Me anë të disa veprimeve të thjeshta, ju mund të kontribuoni që Camila të renditet lartë. Edhe në iOS, edhe në Android mund të shkarkohet aplikacioni zyrtar i Miss Universe dhe të votohet. Në Twitter mund të ‘cicëroni’ në #MissUniverse dhe #Kosovo. Po ashtu, edhe faqja missuniverse.com do të jetë e qasshme për votim.

Më poshtë është sqarimi për mënyrën e votimit që është publikuar në faqen e Facebookut të Miss Kosova.

Në vazhdim po ju sjellim mënyrën se si duhet të votoni për Kosovën në Miss Universe:

1. Shkarkoni aplikacionin zyrtar të Miss Universe në Android dhe IOS: Miss U
2. Te shtetet zgjidhni ‘Kosovo’
3. Shtypni shenjen + për të dhënë maksimumin e votave që është 10
4. Më pas kthehuni lart dhe shtypni ‘CAST YOUR VOTE’

Ju mund te votoni CD dite me nga 10 pikë.

/Telegrafi/