Site icon Telegrafi

Votoni për ata që doni t’i punësoni në HEJ

Të rinjtë e Hej do të vendosin se cilët do të jenë 5 anëtarët që do ta fitojnë një vend pune në komunitetin Hej, i cili u shërben më shumë se 150 mijë të rinjve kosovarë.

Hej ka njoftuar se faza e votimit për përzgjedhjen e 5 kandidatëve më të mirë për punë në Hej do të vazhdojë deri më 12 nëntor. Nga 9 finalistët sa janë prezantuar tashmë publikisht në televizion, përkatësisht emisionin Hej Wazzup në Klan Kosova, 5 prej tyre që marrin më së shumti vota me SMS nga anëtarët e Hej do të punësohen.

Për të votuar për kandidatët e preferuar, përdoruesit e platformës Hej duhet të dërgojnë numrin e kandidatit të preferuar me SMS në numrin 55500.

Hej do të punësojë 5 fituesit e konkursit si agjentë të kujdesit ndaj konsumatorëve me orar të plotë, në mënyrë që anëtarët e komunitetit të mund të marrin një përvojë unike, mbështetje konsumatore dhe shërbim nga njerëzit që ata vetë do t’i zgjedhin për punë.

Pakrahasueshëm, Hej është komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, dhe njëra ndër platformat e vetme e cila mbështet të rinjtë dhe punësimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version