Telegrafi

Votoni bukuroshet shqiptare në “Miss Universe”

Shqiptarët edhe këtë vit do të jenë pjesëmarrës në këtë eveniment me dy bukuroshe, atë nga Shqipëria, Adrola Dushi, dhe atë nga Kosova, Diana Avdiu.

 

Përveç jurisë, nga votat e të cilës do të zgjidhet bukuroshja e spektaklit, edhe publiku ka mundësinë të votojë për të preferuarën e vet, e cila drejtpërdrejt do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Gjithë çfarë duhet të bëni është të KLIKONI KËTU dhe më pas të zgjidhni njërën nga të pëlqyerat tuaja, dhe të klikoni Voto. Për të konfirmuar, juve do t’u kërkohet të shkruani edhe emrin, mbiemrin dhe emailin. /Telegrafi/

Miss Universe Albania, Adrola Dushi

Spektakli i madh i garës së më të bukurës së universit, Miss Universe, do të zgjidhet më 19 dhjetor në Las Vegas të SHBA-ve. /Telegrafi/