Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë votën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Mendoj që është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këtë proces duke e ditur rëndësinë e jashtëzakonshme në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë një nga format me anë të së cilës qytetarët vendosin se çfarë republike duhet të kenë”, ka thënë Ymeri për mediat. /Telegrafi/