Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tashmë ka dhënë votën e saj, ndërkohë që i bëri thirrje komisionarëve që mos ta keqpërdorin pozitën dhe të sillen sipas standardeve ndërkombëtare.
Ajo ftoi të gjithë që të sillen me dinjitet.
“Të sillemi me dinjitet. I ftoj të gjithë komisionerët që të mos e keqpërdorin pozitën, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t’i tregojmë botës se jemi në gjendje të organizojmë zgjedhje sic duhet”, tha Daka.
Foto: Arkiv