Xhavit Ahmeti, banor i fshatit Bresanë i njohur si “Sheiku i Opojës” sapo ka votuar.
Ai para mediave ka thënë se për festa vishet në mënyrë më speciale.
Ahmeti u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi në fshatin e tij.
“I përshëndes shumë qytetarët qe më duan, uroj të gjitha opojalitë të votojnë. E përshëndes gjithë Opojën e gjithë Kosovën.” tha ndër të tjera Ahmeti.
Pasi ka votuar Ahmeti bëri edhe simbolin e shqiponjës, teksa në veturë kishte lëshuar disa muzika argëtuese. /Telegrafi/