Kandidati për kryetar të Podujevës nga rradhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka votuar në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Podujevë.
Rudari, i cili shoqërohej nga dy nipat e tij të vegjël, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, por në të njejtën kohë që të respektojnë masat anti COVID-19.
“Falenderoj të gjithë këta komisionerë që janë zgjuar herët për të filluar një punë të mbarë. Është një ditë e jashtëzakonshme, sepse janë zgjedhje të jashtëzakonshme. I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të rrespektojnë masat kundër COVID-19, që ta kalojmë me sukses edhe këtë ditë të zgjedhjeve dhe sigurisht edhe këtë pandemi”, ka thënë Rudari. /Telegrafi/