Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para pak çastesh.
Rama gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, transmeton Telegrafi.
Pas votimit, Rama tha sot është ditë e mirë për Prishtinën.
“Ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë rastin dhe të votojnë. Unë sot votova në këtë ditë të mirë me diell, ditë e mirë për Prishtinën”, deklaroi ai para mediave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është duke u mbajtur në 21 komuna të Kosovës. /Telegrafi/