Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash.
Ai ka shkruar se sot ” Kosova feston demokracinë, vullnetin dhe të drejtën e çdo qytetari për të vendosur për të ardhmen! Kjo nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është një ditë krenarie dhe përgjegjësie, ku çdo votë është një gur i çmuar në themelin e një shoqërie më të fortë dhe më të drejtë”.
“Një mirënjohje e thellë për të gjithë qytetarët që treguan kulturë, respekt dhe pjekuri demokratike gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Ky është mesazhi i një shoqërie të zhvilluar, që beson në vlerat e lirisë dhe demokracisë! Kjo është dëshmi e dashnisë për atdheun”.
Tutje, ai ka shkruar “Një urim i veçantë për ata që votojnë për herë të parë! Sot është dita kur bëheni pjesë e historisë. Sot keni bërë hapin tuaj të parë drejt ndërtimit të së ardhmes që dëshironi. Vota juaj ka vlerë dhe zëri juaj është i rëndësishëm”.
“Le të dalim në votime me vullnet dhe besim – sepse sot është festa jonë, festa e demokracisë”./Telegrafi/