Site icon Telegrafi

Voton kryetari i KQZ-së, thotë se markerat janë në rregull – ata që shlyheshin i janë kthyer kompanisë kontraktuese

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është sot gati në ditën e zgjedhjeve.

Radoniqi në një deklaratë për media tha se beson që të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në komuna, megjithatë informata të sakta tha se do të jepen më vonë.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe akterët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kryetari i KQZ u pyet edhe lidhur me ngjyrën që vendoset në gisht për personat që votojnë dhe dilemat se një ngjyrë e tillë po fshihet shpejt, duke rrezikuar kështu procesin zgjedhor.

“Kompania kontraktuese fillimisht na ka furnizu me një ngjyrë që është fshirë. Meqenëse komisioni vlerësues e ka vërejtur me kohë ia kthyer ata markera dhe kompania na ka siguruar markera të rregullt…Unë e përdora dhe siç po vërehet kjo nuk po fshihet…”, tha ai.

I pari i KQZ foli edhe për procesin zgjedhor në diasporë, i cili proces tha se ka shkuar për së mbari dhe pa asnjë problem.

Ai njoftoi se diku mbi 15 mijë persona kanë votuar në diasporë, pa i numëruar votat përmes postës. /Telegrafi/

Exit mobile version