Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas kryerjes së obligimit qytetar tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për zgjedhjen e përfaqësuesve lokalë.
Ai tha se është në vullnetin e qytetarëve që me verdiktin e tyre t’i ndihmojnë demokratizimit dhe zhvillimit të vendit.
“Uroj që gjithë qytetarët të dalin të votojnë, për ata që qytetarët mendojnë se e meritojnë votën e tyre”, tha Mustafa./Telegrafi/