Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur votën e tij.
Rama ka thënë se për gjatë kësaj kohe kampanja ka qenë fer.
“Ka qenë një kampanjë fer, tash ndihem më i lumtur që jetoj në një shtetet demokratik të Kosovës, ku kemi të drejtë të gjithë të bëjmë votën tonë. Pra, unë ndihem shumë i lumtur dhe i ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë”, deklaroi ai.
Ndryshe, në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë. /Telegrafi/