Site icon Telegrafi

Pasi voton, Clinton thotë se është shumë e lumtur

Hillary Clinton ka hedh votën e saj për zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Zonja Presidente” brohoritën rreth 150 përkrahës që ishin mbledhur në një shkollë fillore pranë shtëpisë së çiftit Clinton në Chappaqua, New York, transmeton Telegrafi.

“Jam e lumtur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Clinton, që ka votuar me burrin e saj Bill, ish-president i SHBA-ve.

Ajo u tha gazetarëve se ishte “ndjenja më përulëse” për ta votuar veten për postin më të lartë të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version