Telegrafi

Voton Arbër Vllahiu, fton prishtinasit të dalin e të votojnë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka votuar në ë vendvotimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Ai ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese që të dalin e të votojnë sa më shumë.

“Qytetarët e Pishtinës të votojnë sa më shumë sepse e ardhmja është në duart e tyre dhe ata e ndërrojnë të ardhmen përmes votës së tyre”, tha Vllahiu./Telegrafi/