Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi ka hedhur votën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ajazi ka thënë se sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë, ku përmes votimit përcaktohet e ardhmja e komunës tonë për katër vitet e ardhshme.
“Sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë, ku përmes votimit ju e përcaktoni të ardhmen e komunës tonë për katër vitet e ardhshme. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe ta japin votën lirshëm e të pandikuar, sepse vetëm kështu tregojmë për demokracinë e kultivuar në shoqërinë tonë”, ka shkruar Ajazi në Facebook.
Ai ka thënë se sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vitet e ardhshme.
“Sot është dita juaj! Është momenti kur ju me verdiktin në kutinë e votimit do të vendosni se si do të udhëhiqet komuna jonë për katër vitet tjera”, ka shkruar Ajazi. /Telegrafi/