Site icon Telegrafi

Voton Agim Bahtiri

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga Aleanca Kosova e Re, Agim Bahtiri votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore “Harun Beka” në fshatin Gushavc.

I shoqëruar me gruan dhe familjen e tij, ai në një prononcim për media bëri thirrje që të dalin të gjithë qytetarët dhe të kryejnë obligimin e tyre.

“Mesazhi im është që të gjithë qytetarët, i madh dhe i vogël prej 18-100 vjeç të dalin të votojnë. Njëkohësisht kisha me i ftu policinë dhe hetuesinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit që kanë, por edhe ndërkombëtarët të gjithë ambasadorët që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë sepse Mitrovica  është në një situatë jo të lakmueshme nga aspekti i sigurisë”, tha ai

Exit mobile version