Site icon Telegrafi

Votojnë edhe romët e jugut të Mitrovicës, paguhen nga 30 euro për të votuar për partinë e Vuçiqit

Qytetarë të komunitetit rom nga jugu i Mitrovicës janë duke shkuar në numër të konsiderueshëm për të votuar në qendrën e Shkollës teknike ‘Mihajllo Petroviq-Allas’ në veri të qytetit.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se ata po paguhen nga 30 euro për person, për të votuar për pushtetin aktual, përkatësisht SNS-në e Aleksandar Vuçiqit.

Sipas këtyre burimeve, kombi me ngjyrë të verdhë dhe targa 02, siç shihet në fotografinë e siguruar nga KosovaPress, është pronë e Mileta Ristiq, ndërsa në organizimin e romëve është duke ndihmuar edhe vozitësi i ministrit Mariq, Nemanja Miletiq.

Exit mobile version