Telegrafi

Votohet raporti vjetor i punës së Këshillit gjyqësor të Maqedonisë

Në seancën e sotme të 111-të, kuvendi e shqyrtoi dhe e votoi me 53 vota ”për” dhe 17 vota ”kundër” Raportin vjetor të punës së Këshillit gjyqësor të Maqedonisë, për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Karaxhoski, kryetar i këtij këshilli, theksoi para deputetëve se në raportin vjetor është përfshirë vetëm një procedurë për punë joprofesionale dhe të pamatur të funksionit të gjykatësit, që deri në fund të vitit 2015 nuk ka arritur në një përfundim të plotfuqishëm.

Renata Deskoska nga LSDM-ja tha se në raport duhej të përfshihej edhe ngecja e gjyqësorit, e regjistruar në Komisionin Evropian (KE), ndërkaq Ilioski i OBRM-PDUKM-së, replikoi dhe tha se deklarata e Desokskës është një fjalim politik./Telegrafi/