Telegrafi

Votohet qeveria e re e Serbisë, Ana Brnabiq sërish kryeministre

U votua Qeveria e re e Republikës së Serbisë.

Nga 232 deputetë, 227 votuan pro, kundër pesë dhe nuk pati asnjë abstenim.

Qeveria e re ka 21 ministri dhe dy pa portofol dhe më shumë se 50 për qind e anëtarëve të kabinetit të ri janë gra, raporton b92.

Kryeministre është zgjedhur sërish, Ana Brnabiq, e cila gjë është hera e dytë që do ta udhëheq qeverinë serbe.

Kryeministrja Ana Brnabić dhe ministrat bënë betimin në Kuvendin e Serbisë dhe ia dorëzuan tekstin e betimit Kryetarit të Parlamentit, Ivica Daçiq.

Bashkë me Partinë Përparimtare Serbe(SNS), qeverinë përfshinë gjithashtu ish-partnerin e tyre, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiqit, por edhe Aleancën Patriotike Serbe – SPAS të Aleksandar Shapiq, i cili ka qenë në opozitë deri më tani. /Telegrafi/