Telegrafi

Votohet përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni

Me 97 vota “pro” deputetët në seancën e sotme kuvendare kanë votuar vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) janë Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofia Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemailji, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.

Komisioni i ri duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt.

Për kryetar dhe anëtarë të KSHPK-së janë regjistruar 41 kandidatë, të cilët janë marrë në pyetje nga Komisioni Përzgjedhës më 23, 24 dhe 25 nëntor.