Para se të votohet për emërimin e Kryeprokurorit të ri shtetëror, Kuvendi do të mbajë seancë ku në rend dite është emërimi i zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm.
Për zëvendës janë propozuar Miki Millkovski nga Rankovci, jurist i diplomuar, Marija Kacarska nga Strumica, jurist i diplomuar me provime gjyqësore, noterike dhe për përmbarues dhe Ermira Asani-Salija nga Gostivari, jurist i diplomuar./Telegrafi/