Site icon Telegrafi

Votohet një projektligj në Kuvend, për voton edhe Vetëvendosja

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë miratuar Projektligjin për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Këtë projektligj pas shumë muajve e kanë votuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët shpeshherë i kanë kundërshtuar ligjet e propozuara nga koalicioni qeveritar.

Në këtë seancë është shtyrë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

Exit mobile version