Telegrafi

Votohet mocioni për shqyrtimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar

Me 62 vota për është miratuar mocioni i shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi për miratimin e buxhetit të vitit 2020 me procedurë të përshpejtuar.

Në hyrje të kësaj seance, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë buxhet, ku sipas tij kjo po bëhet duke e parë gjendjen e tanishme.

“Nuk do të donim të bëhej gjithcka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dijmë cfarë do të ndodh me përpahjen e Coronavirusit. Në vitin 2013, buxheti është miratuar në ditën e fundit. Duke pasur këtë rrethanë që gjindemi, unë ju ftoj që ta miratojmë këtë buxhet. Janë mbi 300 milionë euro shpenzime. Nuk është buxhet i ri ashtu siç është qeveria e re”, tha Kurti.

Për vitin 2020, buxheti i Kosovës pritet të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro. /Telegrafi/