Me 16 vota ”për”, nga gjithsej 31 këshillëtarë, komuna e Tetovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Buxheti i miratuar arrin vlerën prej 30 milionë euro. Sipas kryetares, Teuta Arifi, buxheti ka përmbajtje zhvillimore për projekte infrastrukturore.
Edhe kësaj radhe, këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan mbledhjen si shenjë proteste për arrestimin e deputetëve dhe aktivistëve të tyre të akuzuar për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/