Këshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar buxhetin për vitin 2018 në vazhdimin e seancës së sotme.
Buxheti i komunës u mbështet nga shumica e anëtarëve të Këshillit me 16 vota “për”, ku u pranuan ndryshimet dhe shkurtimet e financave për Gostivarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Gostivarit Arben Taravari, tha se këto shkurtime që ka kërkuar Komisioni për Financim do të shkaktojnë probleme në funksionimin e kopshteve të fëmijëve dhe ndërmarrjeve komunale.
Komuna e Gostivarit për këtë vit do të ketë në dispozicion rreth 17 milionë euro./Telegrafi/