Më në fund janë votuar ndryshimet e ligjeve të dala nga marrëveshja në mes katër partive politike parlamentare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ndryshimet në MPB, reformat në media, ligji për ndjekje penale dhe ligji për zgjedhjet.
Këto ndryshime dhe votimi i tyre do t’i hap rrugë partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave do të jetë 11 dhjetori.
Përgjegjës për votimin e kësaj pakete sot janë Bekim Fazliu nga PDSH, Artan Grubi nga BDI, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM dhe Goran Sugareski nga LSDM.
Më herët deputetët patën debate të ashpra për pikën e rendit të ditës- pyetje deputetësh./Telegrafi/