Me 65 vota “për” dhe 10 “të përmbajtur” është zgjedhur përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
BDI dhe OBRM-PDUKM-ja reaguan për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve gjatë intervistimit të tyre, ndërsa për këtë shkak partia opozitare maqedonase ishte “e përmbajtur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pres që Komisioni të publikojë çdo emër dhe mbiemër të personave të kanë shkelur ligjin, pa dallim të përkatësisë partiake ose etnike”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
Ndërsa deputeti Xhevat Ademi tha se vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve ka qenë e padrejtë, por tha se do të mbështesin zgjedhjen e Komisionit.
Ndryshe, testi i parë i anëtarëve të rinj të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit do të jenë zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/