Site icon Telegrafi

Votimi i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër po zhvillohet pa ndërprerje

Votimi i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër është duke vijuar, konfirmuan kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve zgjedhore komunale.

Në Kumanovë sot, të drejtë vote kanë 189 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm si dhe të burgosur në burgun Kshanje, njoftoi KKZ Kumanovë. Votojnë edhe shfrytëzuesit e Azilit për pleq “Zafir Sajto”.

Votimi po zhvillohet pa ndërprerje në komunën e Likovës, ku të drejtë vote kanë 330 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm”, njoftoi kryetari i KKZ Likovë, Lirim Jashari.

Dragan Jovanovski, kryetar i KKZ Nagoriçan i Vjetër, deklaroi se dhjetë nga 11 persona të paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë votuar në Nagoriçan të Vjetër dhe votimi ka mbaruar.

Exit mobile version