Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka përshëndetur votimin e fundit pro Raportimit që mundëson rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KE) si një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimit të vendit në strukturat e Bashkimit Evropian.
Në platformën X, Gërvalla-Schwarz ka shprehur optimizmin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) do të japë gjithashtu një votë afirmative për anëtarësimin e Kosovës në muajin prill.
“Ne punuam shumë për të, së bashku me shumë miq. Falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Tani shpresojmë se kjo do të konfirmohet nga PACE në prill,” ka pohuar Ministrja Gërvalla-Schwarz.
Votimi i sotëm ka ndodhur në takimin që është mbajtur në Paris të Francës, ku Komiteti për Politikë të Jashtme dhe Demokraci ka diskutuar dhe miratuar pikën e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në KE.
Ky votim paraqet një zhvillim të prekshëm që vë të drejtën e Kosovës për të qenë pjesë e KE dhe një afirmim të aspiratave të saj evropiane./Telegrafi/
Today’s @PACE_Political decision is a major breakthrough on the way to full integration of ?? into ?? institutions.
We worked hard for it, together with many friends. We thank everyone who made this possible.
Now we are hopeful that this will be confirmed by PACE in April. pic.twitter.com/a1wS5DycJZ— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 27, 2024